Veprimtari Dervish Çadraku është emëruar zyrtar administrativ në zyrën e kryetarit Latifi  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka emëruar veprimtarin Dervish Çadraku, në Kabinetin e Kryetarit të Komunës, zyrtar administrativ, respektivisht Këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe vlerat kombëtare e historike. Emërimi i Çadrakut vjen pas vdekjes së Prof. dr.Sabahajdin Cenës, i cili për disa kohë e kreu këtë detyrë. Dervish Çadraku ka qenë i burgosur politik, veprimtar i çështjes kombëtare, një nga organizatorët e luftës së UÇK-së në Anadrini, ndërsa për vite me radhë ka udhëhequr shoqatën për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare ,,Arbëria”. Ditëve të fundit u zgjodh kryetar i degës së të burgosurve politik në Rahovec. Përvoja në veprimtari të ndryshme shoqërore e kombëtare e Çadrakut do të jetë e dobishme për përfaqësimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe njeri kompetent për mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Kryetari Latifi tha se jam i kënaqur që z. Dervish Çadraku do ta kem bashkëpunëtor në këtë mision të shenjtë atdhetar e fisnik.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …