leoni

Kryetari Nura ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, ku së bashku kanë vizituar Llaushën, si njërën nga pikat shumë të prekura nga vërshimet, duke pasur dëme të mëdha në ekonomitë familjare, bujqësi, infrastrukturë publike pasi gjendja është e rëndë, ku në disa zona është pamundësuar qarkullimi. Kryetari Nura ka njoftuar kryeministrin Kurti mbi gjendjen në përgjithësi dhe pasojat e kësaj situate. Dëmet që u shkaktuan janë tepër të mëdha dhe nevoja për përkrahje nga niveli qendror është shumë e madhe me qëllim të rindërtimit.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …