Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtoreshat Rrezarta Hasani – Ibrahimi, Besarta Meha – Ademi dhe Shefin e Kabinetit të Kryetarit, Arbon Osmani, kanë realizuar një vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj organizate, Kadire Tahiraj. Në këtë takim, drejtoresha Tahiraj e ka njoftuar kryetarin Nura me punën dhe aktivitetin që organizata e saj zhvillon, që në fokus ka promovimin, mbrojtjen dhe përkrahjen e grave nga rajoni i Drenicës, veçanërisht të atyre që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kryetari Nura është shprehur i gatshëm të ofrojë përkrahjen ndaj organizatës në fjalë, në aktivitetet e saj në funksion të përkrahjes së kësaj kategorie të shoqërisë sonë.