Kryetari Nura ka vizituar bujqit Muhadin Temaj dhe Aulona Suhogërlla

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë vizituar bujqit Muhadin Temaj dhe Aulona Suhogërlla, të cilët kanë përfituar nga subvencionet publike të komunës, e të cilët merren me kultivimin e perimeve si speci, domatja dhe trangulli. “Aulona Suhogërlla dhe Muhadin Temaj, dy bujq në mesin e 62 të tjerëve që kanë përfituar nga pako e mbështetjes prej 167 mijë fije të rasatit, nëpërmjet subvencioneve për kultivimin e specit, domates dhe trangullit, ku duke u marrë me rritjen e perimeve dhe shitjen e tyre në tregun vendor, sigurojnë një ekonomi të qëndrueshme familjare me të ardhura të kënaqshme”, ka shkruar në facebook, kryetari Nura. Komuna e Skenderajt i ka dhënë prioritet sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

May be an image of 3 people, cold frame, vegetable and plant

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …