leoni

Kryetari Nura ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatrat Turiqec dhe në Runik

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin e komunës Sami Lushtaku, sot kanë vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Turiqec dhe në Runik. Aty nga afër janë njoftuar me gjendjen e këtyre QMF-ve dhe me shërbimet të cilat ofrohen në këto qendra.

Kryetari Nura para stafit mjekësor dhe qytetarëve që ishin prezent aty, është shprehur që shëndetësinë e kanë prioritet të qeverisjes dhe do ta përkrahin në vazhdimësi, me qëllim që qytetarët të marrin shërbimet për të cilat ata kanë nevojë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të …