Kryetari Nura mirëpret përfaqësueset e organizatës Toka

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë mirëprit sot në takim përfaqësueset e organizatës Toka, ku kanë diskutuar rreth aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e cilësisë së edukimit. Me këtë rast është nënshkruar nga kryetari Nura dhe drejtoresha e organizatës, Jehona Gjurgjeala, edhe marrëveshja e mirëkuptimit, për zbatim të aktiviteteve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë në arsim, vullnetarizëm, aktivizim qytetar, fuqizim të rinisë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …