Kryetari Ramosaj dhe Ministri Kuçi, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative (TI-së) në Shkollat e Mesme në komunën e Deçanit. Ky memorandum është nënshkruar me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi. Pajisja me Teknologji Informative e shkollave është e domosdoshme tha kryetari Ramosaj, ne jemi ne fazën përfundimtare që të krijojmë infrastrukturë të përshtatshme për të gjitha shkollat e komunë së Deçanit, ndërsa Teknologjia Informative, është mjet i domosdoshëm në kohën ku ne po jetojmë, për këtë i jam mirënjohës Ministrit Kuçi për shumën e ndarë në vlerë prej 10,000.00€ për një hap më tutje drejt avancimit më Teknologji Informative në shkollat e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …