Kryetari Ramosaj ka mbajtur takim me mësimdhënësit e gjimnazit  “Vëllezërit Frashëri” dhe IAAP “Tafil Kasumaj”

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mbajti takimin e tretë informues me mësimdhënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” dhe IAAP “Tafil Kasumaj”, ku në bashkëbisedim me grupin punues për hartimin e Planit Zhvillimor të Arsimit Komunal, u prezantua strategjia dhe prioritetet e shkollave që do të implementohen gjatë viteve 2024 – 2027. Ky dokument strategjik është një udhërrëfyes për mënyrën se si duhet të edukohen brezat e rinj dhe për nivelin që duhet arritur në të ardhmen e afërt. Është gjithmonë i bazuar në kërkesat e domosdoshme të shkollave dhe kohës, duke u krahasuar me nivelet regjionale dhe evropiane. Kryetari Ramosaj ndihet i lumtur që një dokument i tillë, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e arsimit në komunën e Deçanit, po ecën drejt finalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …