Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në prezencën e drejtorit komunal të Arsimit, z. Besnik Hulaj, ka nënshkruar kontratat e reja katërvjeçare me z. Ukë Hasaj, drejtor i Shkollës së Mesme të Ulët (SHFMU) “Ardhmëria” në fshatin Beleg dhe z. Agron Berisha, drejtor i Shkollës së Mesme të Ulët (SHFMU) “Jusuf Gërvalla” në fshatin Prapaqan, pas një procesi të rregullt vlerësimi profesional dhe rekomandimeve pozitive nga Inspektorati Regjional i Arsimit.

“Sot nënshkrova kontratat e reja katërvjeçare me dy drejtorët e shkollave, të Belegut dhe Prapaqanit, z. Ukë Hasaj dhe z. Agron Berisha, pas një procesi të rregullt vlerësimi profesional dhe rekomandimeve pozitive nga Inspektorati Regjional i Arsimit.
Ky është një vlerësim i besimit dhe punës së tyre të deritanishme në udhëheqjen e institucioneve arsimore, në përputhje me standardet dhe udhëzimet ligjore për menaxhimin e shkollave.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
