Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, në vlerë prej 220,000 euro për të përfunduar projektin e Qendrës Rinore. Kjo qendër e standardeve të larta është pjesë e një kompleksi të gjerë kulturor rekreacional dhe do të ofrojë hapësira të reja të mirëfillta e funksionale për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
