Shqipja, vajza e Heroit Ismet Asllani dhe veprimtares Makfire Beqiri, Profesioniste e avancuar e sigurimit të cilësisë, në Novo Nordisk

Shqipe Ismet Asllani: Krushk me krushq ADEM JASHARI

 KRUSHK ME KRUSHQ, ADEM JASHARI-


Çfarë nuk mbet pa u këndua
sërish kënga boll s’ka thënë,
Çfarë nuk mbeti pa u shkrua
 sërish librat pak kanë thënë.


Bacë ADEMI-LEGJENDARI
prinë në valle t’HISTORISë,
Dasmë e madhe ne PREKAZ
NUSJA zbritka në DRENICË.

Kjajka NUSJA nën DUVAK
tuj pa KRUSHK kah binë si LISA
 Thret Kosova:mos kjajë NUSE
nga cdo anë KRUSHQ të nisa.

Nisi NUSJA po terë lotin
NUSËROMËNI bijt e mi,
e nga KRUJA thret Kastrioti
KRUSHK e KRUSHKE, NJË SHQIPËRI.

NUSJA jonë shenjtëreshë
ngritet ngjitet n’lartësi,
N’DAMARË GJAKU FUSTAN VESHË
Diellon mbi Shqiptari.

QIELLIT tonë yjet po i shtohën
krushk e krushke po’i rrallohën,
ngjitet qiellit LEGJENDARI
Me PREKAZ, Adem Jashari.

I pret NUSJA   me DUVAK
n’gjunj u’ bie ,n’gjunj u’rri
o,sa lisat t’rënë e shtri
burra ,gra,pleq,
ej…  lisa t’rënë edhe fëmi.

A ka  EMËR NUSJA JONË
LIRI,LIRI,LIRI,po i thonë
Nuse emrin i’a ka falë
UÇK me ADEM JASHARË.


           ………………………………..

 


        O LISA të rënë ne LOG NJERËZORË
    EDHE ZOTI, ZOTI, VET KA FOLË,
      KUSH DURON BARBARË N’KONAK
    N’ZEMËR S’MBA NJË PIKË GJAK.
    Prini, prini n’VALLE t’HISTORISË
        BIJT E ZJGEDHUR  T’SHQIPËRIS

 UÇK.UÇK.UÇK NË BALLË
ME ADEM,ME JASHARË,
                      Prini,hije po j’u ka,prini bukur po’u’ rri
     UÇK ARMATË KOMBËTARE
      TË KA LINDË KJO VEGJËLI.
 
        O NJERËZ TË MIRË TË K’SAJ TOKE
        RUANE DHIMBJEN E NANES LOKE,
        S’GUXON GJAKUN KUSH ME FALË
         eeeej..këtu gjaku shkoi rrëkajë
         HISTORIA NUK E FALË.

        

 

 

                       -PRIJETARIT-


                                 Çdo ditë digjen malli,ditët me të pa
                                Nga KULLA u hedhë ,pranvera pa mbarim
                                        KOMANDANT HERO
                                        ADEM LEGJENDAR!

                               Malit i sharton filiza të rriten PLISA
                               Djem me k’sula baroti mbi kokë
                                       qikat me jatagane
                                       me xjarrë e dashuri, per VATAN!
                   
                               Madheshtor!Prijetar ne VALLE t’HISTORISË
                              Dielli te shkrihët ne EMER e MBIEMËR
                                      ADEM E JASHARË
                                      LEGJENDARË!

                              Kosove,LOG dasmash, kurorezua me GJAK
                              KOSOVË–LUL’KUQJA E SHQIPERISË
                              BIJ E BIJA TE RËNË NË ÇDO PRAG
                                 KOSOVË,MODEL I LIRISË!
                            
                              LAVDI DESHMORVE TE RËNË
                              LAVDI DHE ATYRE QE DO TË BINË,
                              NDERIME KOMBTARE UÇK-së
                              ZEMRËS S’SHQIPTARISË!
 
                              JO! ASKUJT S’I DRUHEMI, AS SOT AS MOT
                              KEMË NJË ARMATË DHE NJE ZOT!

                              UÇK! Ne Gjoksin dhe Ballin Tend
                              ATMËMËDHEU ndihet cdo ditë më i ri,
                              me ADEM JASHARË, me VEGJËLI
                              SHQIPËRIA ,SHPEJT KA ME U PËRTRI.

                              Deh,Kosove e dashur,vënd i praruar
                              Shih DRITËN e DIELLIT që kurrë s’e ke parë,
                              me LUMENJ GJAKU  bukur je nusëraur
                              Me UÇK ne balle ,me ADEM JASHARË.
                             
                              DAULLET PO BIEN  NE MALE
                              VAZHDO NE VALLE
                              ARMATË ÇLIRIMTARE!!



 

 

 4 JANAR 1999-të
 ”JU FLET ,KOSOVA E LIRË”
                                 

                  Ulu nënë
                  Bashk dëgjojmë,
                 Dielli dhe Hëna
                  N’KOSOVË KAN LINDË,
                 MBI MALET E BERISHËS
                  KULLË TË PA MPOSHTUR
                 KAN NGRITË!!!
              JU FLET, KOSOVA E LIRË!
              JU FLET, KOSOVA E LIRË!!

        -Sot,USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
         me zjarrë dashurie,me grusht të prushtë,
         Ushtrisë Barbar-Kriminale
         Sllavo-Kanibale,
           I DHA GRUSHT,
         Mirë i kan pritë
         serbo-hordhitë,
         BAM BAM,me TRADITË!

       ….Gjat kësaj beteje të pa parë
        për ATMËMËDHE,
        u shtrinë shumë LISA
        Lindën ,plot adem jasharë
        lokët thurrën  qindra PLISA!

         Sot, MAJ-MALEVE E BERISHES
         ATMËMËDHEU-SHQIPËRI
         feston RILINDJEN E TIJ.

     JU FLET, KOSOVA E LIRË!
     JU FLET, KOSOVA E LIRË!!


     NËNËS SHQIPËRI
     po i shtrihën në GJI
     VIGAN E VIGANE,
     PLEQ,GRA E FËMI,
     gra shtazëna,
     vasha e djem të ri,
     e,vaj nuk ndihet kund
     SHQIPËRIA NËNSHTRIMIN SHKUNDË.
     
    -Shami bardhat
    -IU KAN DHËNË GJI
    -për SHQIPËRI!

     Sot,RAÇAKU
     I KUÇ SI BAJRAKU.
     O,SOT RAÇAKU
     MË I KUQ SE BAJRAKU!!!
     
     ZOTI mallkoi Barbarët:
      -O FARË PA ZOT
      FARË  PA TOKË,
       U SHOFSH…

   JU FLET,KOSOVA E LIRË!
   JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!

    Sot,në Rrafshin e Dugagjinit
    mësynë mijëra barbarë,
     m’e djegë e pjekë
   çdo gjë të gjallë,
    por,USHTRIA ÇLIRIMTARE
   iu doli per ballë,
   –NDAL KANIBAL
   –MERRNI KOKAT NËN SQETULLA
   –KJO TOKË,S’JU DO AS PËR VARR.

  JU FLET,KOSOVA E LIRË!
  JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!


   Sot në PASHTRIK,
    FARA RUSE , U SHUA
    FARA RUSE,U FIK.

  Në NERODIME sot,
  korbat  e qyqes
  u vranë për-KOT!!

  JU FLET, KOSOVA E LIRE!
  JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!


  Sot ,në LLAP e GOLLAK
  u vranë korba në çdo hap,
   MALET UROJNË
   TEJ MOLLES SË KUQE,
  Shami-zezat kah vajtojnë!

  ZOT,KULLË E PREKAZ
  ADEM E JASHARË
   SHQIPËRI E SHQIPTARË
   JAN GJALLË,
         SOT
  U MBYT BOTA
 NË PREMTIMET E KOTA,
         SOT
 EH MOJ SHQIPTARI
 Ç’BËRE HISTORI.
  

  Sot,në KARADAK
  Ranë LISA,
  rrodhi një lum gjak…  

  Sot, në Rambuje,
  MALET E BERISHES NUK  DINË
” JU FLET ,KOSOVA E LIRË”
  Ç’KOBE  GATUHEN PËR SHQIPTARINË…
   MALET E BERISHES S’DUAN TË DINË…
    Në Rambuje s’kemi ATMËMËDHE
    NË BERISHË GATUAJM PËR SHQIPËRINË.

  JU FLET ,KOSOVA E LIRË!
  JU FLET KOSOVA E LIRË!!


        -KENGE-
  -tek lenë dielli e praron hana
–Zhuj SELMAN, s’ban ma nana…

  JU FLET,KOSOVA E LIRË!
  JU FLET KOSOVA E LIRË!!!

  JU
    FLET
          KOSOVA
         E LIRË


Nënë,zgjohu tani,o nënë,
Radio-Kosova e Lirë
  PËRJETSISHT
NGROHË – DIELLON
NDRINË – HËNË-zon,
 medet për VESHIN E SHURDHER
  mjerë që s’e dëgjon,
    OH NËNË!!!

JU FLET,KOSOVA E LIRË!
JU FLET,KOSOVA E LIRË!!!

 TË FALEMI  O ZOT,
RADIO KOSOVA E LIRË
MBULOJË KA QIELLIN
SHTROJË ,TË SHTRENJËTËN TOKË.

 JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË….

Kontrolloni gjithashtu

Vaxhid Sejdiu: Në shërbim të gjuhës shqipe!

Vaxhid Sejdiu: Në shërbim të gjuhës shqipe!

Të dielën më, datë 25 shkurt 2024 anëtarët e Kryesisë dhe përfaqësuesit kantonalë të “Shkollës …