Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Marrëveshja në Bruksel u pranua me vullnet dhe entuziazëm të plotë nga kryeministri Albin Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pas një procesi rreth dy vjeçar në dialog, ditë më parë u kurorëzuan ato negociata me marrëveshjen e bazuar në propozimin evropian. Kjo marrëveshje u pranua me vullnet dhe entuziazëm të plotë nga kryeministri Kurti, dhe duket që nëse do të varej prej tij është çështje ditësh edhe nënshkrimi i saj. Çështjet që kjo marrëveshje i përmban hyjnë në kuadrin e çështjeve nga neni 18 paragrafi 1 i kushtetutës ku kërkohet ratifikimi nga ana e Kuvendit me 2/3 e votave”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se lënda e marrëveshjes së nënshkruar trajton çështje tipike politike dhe njëkohësisht ka për qëllim të vendos kinse paqe mes dy vendeve. Mjafton përtej kësaj të analizohet teksti i këtij dokumenti. Këtu nuk duhet të drejtohemi nga qëndrimet dallimet partiake politike, por nga interesi i Kosovës se çfarë mund të përfitojë edhe të pësoj”, u shpreh Krasniqi.  “Mjafton të analizohet teksti i këtij dokumenti, nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje, me të cilën Kurti është pajtuar që të kapërcejë të kaluarën e që është shumë e dhimbshme, i bije që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar disa nga këto aspekte. Adresimin e përgjegjësive për krimet e luftës, dëmshpërblimet e luftës, dëmet materiale, kthimin e të mirave materiale të pensioneve të qytetarëve dhe po ashtu të pronës së uzurpuara të tyre, tha mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …