Taulant Balla publikon pamjet e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

Shefi i deputetëve socialistë në Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka shpërndarë pamjet e sotme të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, teksa përshëndeste nga larg familjarët e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Në reagimin e publikuar në Facebook, Balla ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij me ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se shqiptarët i duan ata pranë familjeve dhe në shtëpitë e tyre. “Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë”, ka shkruar Balla, duke e shoqëruar mesazhin me videon e përshëndetjes së Krasniqit me familjarët. Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën e tij katërditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia kanë mundësuar për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi. Vizita e tij është përcjellë me emocione të shumta, ndërsa pamjet e takimeve dhe përshëndetjeve nga larg kanë rikthyer në vëmendje mallin e familjes për ta pasur pranë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini alarmon për rritjen e borxheve të qytetarëve: Mbi 2.2 miliardë euro më shumë kredi për ekonomitë familjare

Kryetari i Aleancës, Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e shpejtë të kredive të ekonomive …