Në ditën e katërt të vizitës së tij në Kosovë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përshëndetur nga larg familjarët që po qëndrojnë në lagjen Velania në Prishtinë. Një përshëndetje e shkurtër, por me shumë peshë emocionale për familjen, e cila këto ditë ka pritur praninë e tij pranë shtëpisë. Vëllai i tij, Daut Krasniqi, është parë gjatë këtyre ditëve duke pritur pranë rrugëve që kalojnë afër shtëpisë, me shpresën për ta parë Jakupin, qoftë edhe për pak çaste. Ai ka qëndruar edhe në ballkonin e shtëpisë së tij, në përpjekje për të mos e humbur mundësinë që ta shohë të vëllanë, pasi takimi dhe afrimi me të nuk kanë qenë të mundur. Këto momente, të përcjella edhe përmes pamjeve në media, kanë sjellë në vëmendje mallin dhe pritjen e familjarëve, të cilët janë detyruar të kënaqen vetëm me përshëndetje nga larg. Një vizitë që po përfundon me përshëndetje nga larg, ndërsa familjarëve u mbetet kujtimi i këtyre pak çasteve të pranisë së tij pranë tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
