Ka përfunduar vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë. Ai është nisur drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Krasniqi ka qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ka takuar familjarët e ngushtë, para se të niste rrugëtimin e kthimit.
Ndonëse kthimi i tij drejt Hagës ishte paraparë për në orën 15:00, agjenda është ndryshuar dhe largimi nga shtëpia është bërë dy orë më herët.
Vizita e Krasniqit në Kosovë u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Pas katër ditësh pranë familjes, Krasniqi po rikthehet në Hagë, ndërsa kjo vizitë e shkurtër humanitare përfundon me ndarjen e tij sërish nga familjarët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
