Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Hajrush Behluli: JAKUP KRASNIQI DERGJET NËPËR BURGJE, SPIUNËT HEDHIN VALLE!

Ka diçka thellësisht të dhimbshme, por edhe e turpshmr për shoqërinë tonë, në fatin e Jakup Krasniqit.
Një njeri që i kushtoi jetën çështjes kombëtare, që vuajti dhjetë vjet burg në burgjet jugosllave për idealin e lirisë, sot, pas shumë dekadash, gjendet përsëri prapa grilave. Kësaj radhe, në Hagë, përballë një procesi ku një pjesë e dëshmive dhe e pretendimeve mbetet e panjohur për publikun dhe çka është edhe më keq të përgatititura kryesisht nga shërbimet sekrete serbe.
Historia duket sikur po përsëritet në mënyrën më të padrejtë. Atëherë, derisa Jakupi vuante dënimin në burgjet e Jugosllavisë, kishte të tjerë që gëzonin privilegje, rehati dhe mbrojtje. Sot, përsëri, Jakupi është në burg, ndërsa disa prej atyre që kanë dëshmuar në fshehtësi, apo që kanë bashkëpunuar me mekanizmat e drejtësisë, jetojnë të mbrojtur dhe larg përgjegjësisë publike.
A mund të quhet drejtësi një proces në të cilin dëshmitë e fshehta që mund të jenë edhe të rrejshme apo të motivuara mund të kenë peshë vendimtare, ndërsa i akuzuari duhet të përballet me pasoja që mund t’ia përcaktojnë gjithë jetën?
A nuk rrezikojmë që synimi për zbardhjen e së vërtetës të shndërrohet në një padrejtësi të re shumë më të rëndë? A mund të quhet drejtësi kur njëra palë kërkon llogari, ndërsa pala tjetër nuk ka mundësi reale t’i sfidojë në mënyrë të barabartë provat dhe dëshmitë?
Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi hakmarrje, selektivitet dhe standarde të dyfishta.
Përgjegjësia nuk është vetëm e atyre që e zhvillojnë këtë proces.Por është edhe e jona, e paaftësisë sonë për t’u bërë bashkë rreth dinjitetit njerëzor, e hipokrizisë sonë shoqërore dhe e heshtjes sonë përballë padrejtësive që mund t’i ndodhin secilit.
Jakup Krasniqi dhe çlirimtarët nuk kërkojnë mëshirë. Ata meritojnë drejtësi, gjykim të paanshëm dhe respekt për dinjitetin e tyre njerëzor.
Një popull që harron sakrificat e njerëzve të vet dhe hesht kur drejtësia vihet në pikëpyetje, rrezikon të bëhet bashkëfajtor në padrejtësinë që nesër mund ta godasë cilindo prej nesh.
Të mos lejojmë që sakrifikuesit të kalben në burgje, ndërsa përfituesit e tradhtisë të jetojnë në privilegje!

Kontrolloni gjithashtu

Milaim Sylejmani

Milaim Sylejmani: Jo të madhe Evropës, po NATO-s!

Debati mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, shpesh përfshinë pikëpamje të ndryshme, nga …