Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim anëtarët e Shtabit Emergjent

Për të përmbyllur këtë vit i cili ishte me plot sfida si rezultat i pandemisë COVID-19, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim anëtarët e Shtabit Emergjent për menaxhimin e kësaj situate. Me këtë rast kryetari Ramosaj ka shprehur falënderim të veçantë për akterët relevantë të Shtabit Emergjent dhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate me virusin COVID-19 në qytetin tonë, por edhe të gjithë qytetarët e Deçanit të cilët kanë respektuar në përpikëri vendimet e marra nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij viti. Ne po e mbyllim këtë vit sfidues duke shpresuar se viti 2021 të jetë vit më i mbarë! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …