Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë Tomas Sunyog, së bashku me zyrtarët e fushës së turizmit nga Zyra e BE-së. Në këtë takim ishte prezent edhe eksperti i turizmit Zekë Çeku, i cili bëri prezantimin e punimit hulumtues të tij, me titull “Turizmi i butë në Kosovë, me fokus të veçantë në rajonin e Deçanit”. Ky hulumtim, i mbështetur nga zyra e BE-së, është bërë në kuadër të “Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë 2021“ (Kosovo Sustainable Development Week 2021, KSDW 2021).
Kryetari Ramosaj tha se, përkushtimi jonë për zhvillimin e Deçanit do të vazhdojë deri në arritjen e synimeve tona!