Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Shefen e zyrës regjionale të UNMIK-ut për Pejë dhe Prizren

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim  Shefen e zyrës regjionale të UNMIK-ut për Pejë dhe Prizren  zonjën Lilia Galieva  më  bashkëpunëtor.

Në këtë takim njohës është diskutuar lidhur më punën e stafit të UNMIK-ut nder vite. Duke e përgëzuar Kryetrarin Ramosaj për mandatin e tije për  katër vite si i pari i komunës së Deçanit,  zonja Galieva tha se ne jemi të gatshme që të bashkëpunojmë  më institucionin komunal, mbase ne monitorojmë edhe Komitetin e Komuniteteve dhe njihemi për se afërmi më punën e tyre, po ashtu dhe te institucionit Komunal. Edhe kryetari Ramosaj, duke e falënderuar për vizitën tha se bashkëpunimi mes institucionit komunal të Deçanit dhe UNMIK-ut ka qenë i ndërtuar nder vite, ne do të vazhdojmë ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci vlerësohet nga projekti DEMOS

Komuna e Rahovecit është nderuar me mirënjohje nga Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, si shenjë …