Kryetari Ramosaj ka pritur në takim znj. Aideen O’Leary, drejtoreshë e Organizatës Humanitare Bothar, nga Shteti i Irlandës

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Rifat Stojkaj dhe përfaqësuesit e OZHR “ Mëshqerra ”, ka pritur sot në takim znj. Aideen O’Leary, drejtoreshë e Organizatës Humanitare Bothar, nga Shteti i Irlandës, e cila është donatore e dy kontigjentëve me Mëshqerra Barrëse qe janë shpërndarë për fermerët e komunës së Deçanit. Së bashku u dakorduan që të vazhdojnë edhe me kontingjentë të tjerë, në përkrahje për fermerët në veçanti dhe zhvillimin e blegtorisë në përgjithësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra …