Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj dhe drejtorin e Arsimit, Besnik Hulaj, vizituan shkollën fillore “Lan Selimi” në Lumbardh. Pas përfundimit të ndërtimit të objektit të ri, tashmë po shkohet drejt përfundimit të punimeve për rregullimin e oborrit dhe ndërtimin e rrethojës së shkollës.

Po ashtu, krerët e komunës vizituan edhe Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës dhe çerdhes publike, një investim shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe familjet, tona ka thënë Ramosaj që sipas tij angazhimi i komunës për kushte më të mira për arsim do të jetë gjithmonë prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë për shka të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës Për të gjitha Institucionet Arsimore …