leoni

Kryetari Ramosaj mirëpriti në takim Loris Kastriotin dhe i ndau mirënjohje, si dëshmi e respektit të thellë për trashëgiminë kombëtare që ai përfaqëson

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin z. Sami Cacaj dhe bashkëpuntor të tjerë mirëpritën në Deçan, z. Loris Kastriotin, trashëgimtarin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, figurës më madhështore të historisë sonë kombëtare.

Bashkë vizituan Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, aty ku prehen bijtë më të mirë të Kosovës. Ishte një moment i veçantë sepse trashëgimtari i heroit të madh shqiptar vizitoi vendin e shumë heronjve të kohës moderne.

Ky takim miqësor shërbeu si një urë mes të kaluarës dhe së tashmes, mes qëndresës shekullore për identitet dhe liri, dhe përkushtimit tonë për të ruajtur me krenari këto vlera.

Në shenjë nderimi, komuna i ndau atij një mirënjohje simbolike, si dëshmi e respektit të thellë për trashëgiminë kombëtare që ai përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …