Kryetari Ramosaj, priti në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, znj. Joanne Fairley

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë (Peace Corps Kosovo), znj. Joanne Fairley, së bashku me ekipin e saj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në arsimin, kulturën, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e të rinjve, si dhe për realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunës sonë.

Kryetari Ramosaj shprehu mirënjohjen për vizitën dhe gatishmërinë e Korpusit të Paqes për të bashkëpunuar me Komunën e Deçanit, duke vlerësuar rëndësinë e partneriteteve që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Malisheva po ju pret, “Ora e Pritjes” nis edhe në Malishevë

“Ora e Pritjes” ka nisur edhe në Malishevë duke iu bashkuar qyteteve të tjera të …