Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Jeffrey Hovenier: Kosova po paguan çmimin e krizës politike, duhet të rikthejë partneritetin me SHBA-në

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja po i shkakton dëme serioze Kosovës, duke penguar avancimin e prioriteteve strategjike dhe duke dobësuar pozitën e saj në raport me partnerët ndërkombëtarë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hovenier tha se përgjegjësia për ngërçin politik duhet të ndahet mes të gjitha forcave politike, duke theksuar se vendi nuk mund të ecë përpara pa një qeveri funksionale dhe institucione të qëndrueshme. Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë ata që po paguajnë çmimin më të madh të krizës. Ai nënvizoi se mungesa e stabilitetit institucional po ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Si shembull konkret, Hovenier përmendi pezullimin e Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, ndërsa Serbia po e zhvillon tashmë një dialog të tillë me administratën amerikane. Sipas tij, rikthimi i marrëdhënieve në nivelin e dëshiruar me administratën e presidentit Donald Trump kërkon hapa konkretë nga Kosova, përfshirë angazhimin në projektet rajonale të energjisë, veçanërisht ato që lidhen me gazin e lëngshëm natyror, si dhe një qasje më të koordinuar në trajtimin e çështjeve që prekin komunitetin serb në Kosovë. Në fund, ish-ambasadori amerikan paralajmëroi se administrata amerikane pret përgjigje të shpejta dhe konkrete nga Kosova, duke theksuar se “vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme”. Sipas tij, nëse Prishtina nuk shfrytëzon mundësitë për bashkëpunim me SHBA-në, rrezikon të humbasë besimin dhe mbështetjen strategjike në një moment vendimtar për të ardhmen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Reagim ndaj VLEN-it: Takimet diplomatike nuk janë përcaktime politike

Sot duhet të jenë vërtet të dëshpëruar në VLEN, nëse kanë arritur deri aty sa …