Kryetari Ramosaj priti në takim nxënësit e Shkollave në Gramaqel dhe Baballoq

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, në shoqëri të Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Besnik Hulaj e nisën ditën në shoqërinë e disa nxënësve të mrekullueshëm të klasës së pestë nga SHFMU “Drita” në Gramaçel dhe SHFMU “Dëshmorët e Baballoqit” në Baballoq, të cilët e vizituan në zyrën e tij për të prezantuar arritjet e tyre në fushën e robotikës.

Me talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre, këta nxënës dëshmuan se Deçani ka gjenerata të reja me potencial të jashtëzakonshëm dhe me të ardhme premtuese.

Kryetari Ramosaj i përgëzoi për sukseset e arritura, duke shprehur mirënjohje edhe për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me përkushtim i mbështesin në zhvillimin e tyre.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve dhe nxitjen e talentit, inovacionit dhe dijes, si vlera që ndërtojnë të ardhmen e komunitetit tonë.

Urime dhe suksese të mëtejshme! Jemi të bindur se do ta përfaqësoni denjësisht Deçanin kudo që do të garoni, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, u diskutua gjendja e përgjithshme e sigurisë

Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të …