Po vazhdon aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e zonave rreth kontejnerëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka vazhduar  aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e zonave rreth kontejnerëve në Kryeqytet.

Ndërhyrjet janë realizuar në Breg të Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të aksionit, me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipeve në terren.

Aksioni do të vazhdojë edhe në lagje të tjera, me qëllim përmirësimin e pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike rreth kontejnerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë mbajti diskutim publik për Projekt Hartën Zonale Komunale 2026–2034

Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutim publik lidhur me Projekt Hartën Zonale Komunale të Vitisë …