Kryetari Ramosaj priti në takim Zv.Komandantin e KFORIT – Komanda Rajonale Perëndim, Nënkolonel Florenc Veliu

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj priten të martën në takim zv. Komandantin e Komandës Rajonale të Misionit të KFOR-it – Perëndim, Nënkolonel Florenc Veliu me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë takimit, krerët e Komunës vlerësuan punën dhe përkushtimin e KFOR-it për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

E falënderuan Komandantin dhe trupat e KFOR-it për përkushtimin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe shprehen gatishmërinë për të forcuar këtë partneritet në të ardhmen, thuhet ndër të tjera në njoftim zyrtar të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …