leoni

Kryetari Ramosaj shpalosi programin qeverisës në Gllogjanin heroik!

Kryetari i komunës së Deçanit, z, Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj ka bashkëbiseduar me banorët e Gllogjanit për programin e ardhshëm qeverisës 4-vjeçar.

“Bashkë me Gjeneralin Daut Haradinaj, qëndruam në vendlindjen e tij, në Gllogjanin heroik!

Të nderuar e mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen tuaj të madhe.

Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim frymëzimi, motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin.

Faleminderit për përkrahjen që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj.

Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim, imamin e Xhamisë Qendrore në Shtime, Isa ef. Tërshanin

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …