Kryetari Ramosaj vazhdon me prezantimin e Kandidatëve për asamblenë komunale të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka vazhduar prezantimin e Kandidatëve për asamblenë komunale të Deçanit, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kësaj radhe ai ka shkruar për kandidatin që garon në listën e AAK-së me numër 11, Mustafë Selmanaj.

Një jetë në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të tij. Mustafë Selmanaj, ish-Komandant i Logjistikës për Zonën e Dukagjinit nën komandën e Ramush Haradinajt, ishte arterja jetike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në furnizim me armatim dhe pajisje, duke mbajtur gjallë frontin e luftës deri në ditët e lirisë.

Pas luftës, ai shërbeu si kolonel në TMK, duke e vazhduar misionin e tij për mbrojtjen dhe zhvillimin e vendit. Aktivist, humanist dhe i palodhur, ai ka qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve të tij, duke i shërbyer me përkushtim dhe thjeshtësi.

Sot Mustafë Selmanaj jeton një jetë të thjeshtë, por me dinjitetin e madh të një njeriu që ka dhënë gjithçka për Kosovën. Ai mbetet shembull i modestisë dhe i përkushtimit ndaj shokëve të luftës, familjes dhe komunitetit.

Me përvojë dhe vizion, Mustafë Selmanaj garon për Asamblenë Komunale për të vazhduar të njëjtin mision, t’i shërbejë qytetarëve të tij me nder dhe besnikëri”, thuhet në postimin e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim publik nga komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton opinionin publik se nga sot është shfuqizuar Urdhëresa Administrative për ndalimin …