Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi disa prej institucioneve kyçe të komunës si Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën për Punë Sociale dhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Natyra”.
Ai i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre, duke parë nga afër mbarëvajtjen e punëve dhe u njoftua me sfidat e përditshme të tyre.
Kryetari kërkoi rritje të disiplinës, përkushtimit dhe përgjegjësisë në secilin institucion, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më të mira dhe sa më cilësore.
Ai shtoi se shërbimi publik në komunën e Skënderajt duhet të jetë shembull i përgjegjësisë dhe profesionalizmit dhe këtë standard do ta ruajmë bashkërisht!
Tutje gjatë ditës Kryetari Lushtaku, priti në takim banorët e fshatit Llaushë, ku i falënderoi për përkrahjen dhe vizitën, duke premtuar përkushtim dhe angazhim të pandalshëm në shërbim të çdo qytetari.