Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike nga Don Dominik Kukeli, drejtor i Qendrës Social-Edukative Don Bosko në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama sot në Don Bosko pati mundësinë që të shoh nga afër këtë qendër dhe punën e jashtëzakonshme që bëhet me të rinjtë.

Kryetari Rama me bashkëpunëtorë vizituan edhe hapësirat mësimore, laboratorët dhe programet profesionale të kësaj qendre që prej vitesh formon breza të rinj me dije dhe vlera.

Kryeqyteti do ta mbështesë projektet që i shtojnë qytetit një hapësirë me vlerë artistike dhe shpirtërore, ka deklaruar kryetari Rama i cili ka paraljmëruar se së shpejti në kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …