Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në rrjete sociale ka ftuar bashkëvendasit që aktualisht jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në thirrjen e kryetarit Latifi thuhet:
Të dashur bashkëvendas që jetoni në mërgatë,
Kanë mbetur edhe 5 ditë kohë që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, prandaj ju lus që të regjistroheni përmes një procesi të lehtë dhe të shpejtë, në mënyrë që të bëheni pjesë e vendimit të rëndësishëm për komunën tonë.
Si ne këtu, ashtu edhe ju që jetoni anekënd botës, e duam Rahovecin dhe Kosovën më të mirë, më të begatë e më të zhvilluar. Zgjedhjet janë mundësia për të marrë vendimet e drejta dhe të qëlluara.
Bëhuni pjesë e zgjedhjeve, bëhuni pjesë e vendimit për Rahovecin!