Kryetari Smajl Latifi ka pritur në takim Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina me bashkëpunëtor. Takimi u zhvillua me rastin e urimit për rizgjedhjen e kryetarit Latifi.

Gjatë bisedës, kryetari Latifi e njoftoi Komandantin Morina për zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe projektet që po realizohen. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet komunës dhe stacionit policor, bashkëpunim që do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në shërbim të sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …