Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do t’ia mundësojë Lëvizja Vetëvendosje-s kuorumin për zgjedhjen e presidentit pa një marrëveshje paraprake politike ndërmjet partive. Totaj theksoi se PDK nuk ka mungesë kandidatësh për postin e presidentit, por kërkon që roli i propozuesit të presidentit t’i takojë kësaj partie si pjesë e një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse. Sipas tij, emri i kandidatit do të bëhet publik vetëm pasi të arrihet marrëveshja mes subjekteve politike. “PDK nuk është që nuk ka kandidatë, por PDK kërkon një marrëveshje dhe kërkon që të pranohet oferta jonë, që PDK ta propozojë jo kandidatin por presidentin. Në momentin që marrëveshja arrihet, ne e kemi emrin. Nëse nuk ka marrëveshje të tillë, nuk e bëjmë kuorumin”, deklaroi Totaj. Ai shtoi se qëndrimi i PDK-së synon arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se pa një dakordim paraprak nuk do të ketë mbështetje për zhvillimin e procesit të votimit në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …