Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për popullin amerikan dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës. Hamza ka theksuar se Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë pranë popullit amerikan, duke kujtuar me respekt viktimat e sulmeve tragjike të 11 Shtatorit. Në mesazhin e tij, ai ka vlerësuar lidhjen e veçantë mes dy vendeve dhe ka nënvizuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit Kosovë-SHBA, të cilat, sipas tij, mbeten të qëndrueshme dhe të palëkundura. “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”, ka deklaruar Hamza, duke përcjellë mesazh solidariteti në përvjetorin e një prej ngjarjeve më tragjike të historisë moderne amerikane.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
