Përparim Rama: SOT MORI NJË “PO” PRISHTINA QË DUAM!

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratur projektin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në ish Tulltoren. Kështu ka njoftuar kryetari Përparim Rama përmes postimit të tij në Facebook në të cilën ndër të tjera ka shkruar:

“Asambleja e Kryeqytetit votoj PRO Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore! Projektet zhvillimore që prezantuam në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, kanë nisë me pa dritën.

Për këtë falenderojmë U.S. Embassy Pristina, Kosovo për mbështetjen e konferencës dhe KUSA për ofrimin e ekspertizës profesionale financiare dhe ligjore.

Ky është niveli qe e meriton Kryeqyteti Prishtina

Projekte që krijojne vende të reja pune, zhvillim dhe mbi të gjitha projekt që është vlerësuar me çmimin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore.

Kjo është Prishtina që e meritojnë prishtinalitë. Kjo është Prishtina që e meritojnë të gjithë!

Urime edhe qytetarëve të Kodrës së Trimave, Arbërisë e Tophanes, që sigurisht që do të përfitojnë nga zhvillimi i kësaj hapësire që deri tash ka qenë veç gërmadhë e mbeturinave, qenve endacakë dhe aktiviteteve të pasigurta.

Falënderoj asamblistët e Kryeqytetit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe vizionin e treguar me votën e sotme për zhvillimin e Prishtinës. Natyrisht VETEVENDOSJE votoj kundër, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Zatriq u përurua parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era

Në Zatriq të Rahovecit, sot është inauguruar parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga …