Kryetari Latifi bën thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një video-adresimi ka ftuar bashkëqytetarët e tij nga kjo komunë që të marrin pjesë sa më masovikisht në Marshin e Lirisë të shtunë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë me fillim në ora 14.00.

Thirrje për të gjithë qytetarët liridashës!

Bashkëqytetarë liridashës të Rahovecit me rrethinë. Ju bëj thirrje pa dallim për pjesëmarrje masive në Marshin për Liri i cili mbahet të shtunën me 12 shtator në ora 14.00 në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Le ta dëshmojmë përkushtimin tonë të përbashkët në mbështetje të pa rezervë të vlerave tona kombëtare të vlerave të UÇK-së.

Marshojmë dinjitoz dhe krenarë, me besim të palëkundur në drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për lirimin e çlirimtarëve, për lirimin e krerëve të UÇK-së.

Të bashkuar për drejtësi!

Të bashkuar për liri, ka thënë në video-adresim kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Në Zatriq u përurua parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era

Në Zatriq të Rahovecit, sot është inauguruar parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga …