FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e FSK-së. Përmes këtij akti simbolik, FSK-ja ka përkujtuar viktimat e pafajshme të tragjedisë së 11 Shtatorit dhe ka shprehur solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste. Në njoftimin e saj, FSK-ja ka theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë dhe e palëkundur, duke vënë në pah marrëdhënien e veçantë me popullin amerikan dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. “Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …