Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë 101 vota për dhe vetëm një kundër. Ndërkaq, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nuk ka arritur të zgjidhet në këtë pozitë, pasi mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime. Pas rezultatit të votimit për Çitakun, deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, më pas e ka ndërprerë seancën për sot, duke e lënë të papërfunduar procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
