Kryetari Smajl Latifi mori pjesë në hapjen e FARDI Fest 2025

Në kompleksin përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish, u hap festivali FARDI Fest ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi. Ai në fjalën e tij tha FARDI Fest 2025, është një ngjarje që po shndërrohet në një pikëtakim të veçantë midis brezave, kulturës dhe mërgatës sonë të çmuar. Në një mjedis të mbushur me dashuri për vendlindjen, me këngë, valle dhe ngjyra tradite që shprehin vlerat dhe rrënjët e thella të identitetit dhe të krenarisë të të qenët shqiptar, ndieva fuqinë që ka kultura për të na bashkuar si një.

Kryetari Latifi tha se FARDI Fest është më shumë se një festë, është një mesazh i fortë se ruajtja e trashëgimisë dhe e vlerave tona kombëtare është një mision i përbashkët që na përket të gjithëve. Është urë lidhëse ndërmjet atyre që jetojnë në vendlindje dhe atyre që iu rreh zemra për të nga larg.

Latifi i falënderoj organizatorët, artistët, vullnetarët dhe të gjithë të pranishmit për energjinë dhe dashurinë që i japin këtij festivali!

Ai në fund të fjalës së tij tha se si kryetar i Komunës së Rahovecit, zotohet për përkrahje institucionale për FARDI Fest dhe për çdo iniciativë që ruan dhe promovon trashëgiminë tonë kulturore, përkrahja në vazhdimësi do të rritet. Do të jemi gjithmonë pranë aktiviteteve që forcojnë lidhjen me mërgatën dhe që i japin jetë Rahovecit tonë të dashur, tha kryetari I Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK Dega në Ferizaj bënë thirrje për mobilizim për protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj ka bërë thirrje gjithë …