Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme të komunës, ku disktua gjerë e gjatë për rolin vendimtar të grave në ekonomi, politikë, ndërmarrësi e në familje. Në këtë takim, ai prezantoj synimin për rritjen e mbështetjes për gratë që lindin në maternitetin e qytetit nga 500 në 750 euro, një rritje prej 50%.
“Një takim i frytshëm dhe shumë i këndshëm me gra nga pjesë të ndryshme të komunës sonë, ku disktuam gjerë e gjatë për rolin vendimtar të grave në ekonomi, politikë, ndërmarrësi e në familjet tona.
U pajtuam që të ndërmarrim hapa konkretë për mbështetje të grave në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale dhe në avancimin e gruas në politikë e vendimmarrje.
Jemi të përkushtuar me këmbëngulësi, që statusin e barazisë gjinore në komunën tonë ta avancojmë përmes përfshirjes së gruas rahovecase në çdo segment të jetës e të punës”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.