Kryetari Smajl Latifi prezentoi Qarkoren e parë buxhetore

Në ambientet e Qendrës Klinike së Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec me fillim nga ora 11:50 filloi dëgjimi publik buxhetor në një dikaster mjaft të rëndësishëm dhe jetik. Në dëgjime buxhetore është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e punëtorëve shëndetesorë, sepse në masë të madhe ata informohen për tema të rëndësishme rreth gjërave themelore, që i përkasin planifikimit sa më të hershëm të buxhetit. Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi vazhdoi duke prezentuar projeksionet e Qarkores së parë buxhetore dhe planifikimet e buxhetit rreth shëndetësisë primare në Komunën e Rahovecit. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financave, z. Afrim Limani, foli rreth informatave bazë të buxhetit për 2025. Buxheti komunal do të jetë rreth 20.982.000€. Granti i shëndetësisë parashihet të jetë rreth 2.452.000€. Tutje, nëse bëjmë krahasime me vitin 2024, theksoi që ka rritje të dukshme të buxhetit në shumicën e kategorive ekonomike. E pranishme në takim ishte edhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Saranda Sallteku, e cila i dëgjoi me vëmendje të gjitha pyetjet dhe kërkesat e parashtruara. Të gjitha komentet, kërkesat dhe sugjerimet do të evidentohen nga grupi punues për buxhet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …