Aleksander Vuçiq, damkosjen e Serbisë në OKB, për gjenocidin në Srebrenicë, pretendon ta kthejë në fitore

Aleksander Vuçiq, damkosjen e Serbisë në OKB, për gjenocidin në Srebrenicë, pretendon ta kthejë në fitore

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, ka thënë se e ka mbyllur karrierën dhe shumë gjëra nuk do t’ ia  falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim.

Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam, sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati. Në fjalim e tij para gazetarëve në New York,  Vuçiq tha se  ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan).

Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata i bënë presion të tjerëve. Vuçiq falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe abstenuan gjatë votimit. Ai shprehu një falënderim i madh për vëllezërit hungarez, ata ishin të vetmit që ishin kundër, pastaj falënderoi edhe Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron,  që abstenuan dhe treguan miqësi ndaj Serbisë. Ky është këndvështrimi i deformuar i një krimineli të luftës, ministër i regjimit vrastar e barbar të Serbisë së kohën së Millosheviqit, gjatë luftës në Kosovë dhe pion e truproje  i fashistit serb, Sheshel, në kohën kur u krye gjenocid kundër boshnjakëve myslimanë, në Srebrenicë, më 11 korrik të vitit 1995.

Vuçiq derisa votohej rezoluta në OKB,  puthte flamurin e Serbisë, pikërisht atë flamur nën valëvitjen e së cilit, ushtarë dhe policët serbë kishin  kryer masakrën më barbare dhe më antinjerëzore në një vend të Evropës pas luftës së Dytë Botërore, ashtu si masakrat dhe gjenocidi e Adolf Hitlerit kundër  popujve që luftonin fashizmin.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, abstenimin e shumë vendeve të botës, anëtarë të OKB-së  e interpreton njëanshëm, meqë dihet  dhe kuptohet fare qartë se çka do të thotë abstenim, çka përkrahje e çka kundërshtim.

Abstenimi në çdo rast dhe kudo në botë nuk nënkupton njëanësi, por vetëm tërheqje dhe tërheqja si e tillë nuk nënkupton miratim as kundërshtim, sepse sipas ligjit gjendjen normale të votimit cilido qoftë ai,  e vendorin vetëm votat për dhe kundër dhe ato ishin 19  për Serbinë dhe 84 kundër saj.

Vuçiq dhe mendjet e tilla retrograde, nacionaliste, fashiste, anticivilizuese në këtë rast  janë si të mbyturit në det, që kapën qoftë edhe për një kashte.

Serbia prej 23 majit 2024 , në tërë botën,  do të konsiderohet si shtet që ka kryer gjenocid, duke vrarë njerëz të pambrojtur, popullatë civile, me qëllim për ta asgjësuar një popull, për shkak të përkatësisë fetare, madje një popull, me të cilin  që ka gjuhë, territor, prejardhje e kulturë të përbashkët, por që i dallon vetëm feja.

Në votim, nga radhët e shteteve që abstenuan, përveç Rusisë e Kinës, që nuk janë të njohura për ekskluzivitet fetar, radhiten kryesisht shtetet e krishtera ortodokse dhe katolike. Mirëpo shtete më të fuqishme të botës si Amerika, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Turqia, Spanja, India, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Arabia Saudite e shumë të tjera e miratuan rezolutën e cila parasheh Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit, në Srebrenicë, çdo vit,  më 11 korrik, si datë e një rëndësie ndërkombëtare për të reflektuar mbi krimin dhe barbaritë e shëmtuara të kryera popullatës civile,  nga shtetet e caktuara për qëllime politike, ideologjike  apo fetare.

Sot Srebrenicën e përkujtojnë të gjithë ata që kanë pësuar nga barbaria serbe, myslimanët e Bosnjës, kroatët, shqiptarët. E kujtojnë edhe ata evropianë që kanë zemër njeriu, që ndiejnë dhembjen e padrejtësinë, por që kurrë nuk kanë mundur të bëhen shumicë për të parandaluar gjakderdhjet e mujsharëve, të zotërve  të krimit e inkuizicionit.

Çka të kujtosh më parë për krimet në Srebrenicë. Ato u kryen me leje të forcave të UNPROFOR-it  dhe të Batalionit holandez, sepse ata ishin indiferentë dhe  i konsideronin njëjtë, si gratë, fëmijët e burrat pleq, ashtu edhe kriminelët serbë që një ditë para “Natës së Masakrës” fëmijëve u shpërndanin sheqerka. PO ashtu çokollata e sheqerka iu kishte dhënë pak kohë para masakrës edhe vetë kryekrimineli, Ratko Mladiq.

 Masakrën në Srebrenicë e kishte përkujtuar edhe  Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  i cili kishte thënë  ky ka qenë krimi më i keq masiv në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

Nderojmë mijëra të vrarët dhe zotohemi se nuk do t’i harrojmë kurrë. Bashkëndjejmë vuajtjen e familjeve të tyre, përfshirë të atyre që kanë ende familjarë të pagjetur”, kishte thënë  Guterres. Ai shtoi se, një çerek shekulli më parë, Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare i tradhtuan qytetarët e Srebrenicës. Siç ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ky lëshim “do ta ndjekë gjithmonë historinë tonë”, tha Guterres. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë – zonë që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid. Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar vetëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

Asokohe Gazetarja, Kristinë Amanpur, dëshmitare e krimeve serbe kundër myslimanëve të Bosnjës shkruante:  “Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale. Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin. Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.

 

OKB-ja  më në fund arriti ta  votojë një Rezolutë dhe ta bind botën se në Srebrenicë serbët kanë kryer gjenocid kundër myslimanëve boshnjakë.  Serbët, “templlarët fashistë” të Evropës kanë kryer krime edhe kundër kroatëve katolikë, kanë kryer gjenocid, në Vukovar ku kanë vrarë e masakruar qindra të sëmurë nëpër spitale, por as për këtë nuk janë ndëshkuar, nëse nuk quhet ndëshkim dëbimi për jetë e mot i tyre nga Kroacia të cilën e kishin pushtuar qysh në vitin 1918.

Në 27-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, më në fund, përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit,  Oliver Varhely kanë deklaruar se në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Në këtë deklaratë, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

Ahmet Qeriqi

  1. 5. 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …