Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MOSREAGIMI I QEVERIVE TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS PËR GJUHËN SHQIPE QË PO MOHOHET NË MAQEDONINË E VERIUT

Është mospërmbushje e detyrimit kushtetues dhe kombëtar!

Nëse këta mbyllin gojën dhe heshtin, kjo nuk do të thotë se problemi mund të mbahet i fshehur, apo se vetvetiu do të gjendet një zgjidhje.

Po ashtu, nuk arsyetohet heshtja, qoftë për interesa personale, partiake apo elektorale. Kjo kuptohet si kthim i shpinës ndaj interesit jetik kombëtar për një milion shqiptarë në tokën dhe shtetin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Nga një qeveri harbute, e dalë nga VMRO-ja, organizatë shoviniste, ushtarake dhe raciste pa rrënjë!

VMRO – kjo shkurtesë në shqip do të thotë: Organizata Revolucionare Ushtarake Maqedone.

Shqiptarët duhet të ndihen të shqetësuar kudo që janë dhe duhet të reagojmë me të njëjtin zë dhe qëndrim.

Shkurt, duhet t’u tregojmë edhe maqedonasve, edhe botës, se jemi seriozë në kërkesën tonë po aq serioze.

Në këtë shekull, të mohohet gjuha është absurde!

Reagim duhej të kishte nga qeveritë e shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sikur t’i mohohej gjuha cilitdo komunitet në Evropë, edhe sikur të mos ishin shqiptarë. Kjo buron nga një e drejtë universale dhe morale. Derisa ne në Kosovë ia njohim gjuhën zyrtare edhe komunitetit serb me 4%, atyre u është garantuar dhe e gëzojnë këtë të drejtë.

Si ka mundësi që shqiptarëve autoktonë, popull me mbi 40% në Maqedoninë e Veriut, t’u ndalohet gjuha nga maqedonasit, të cilët vetë kanë paqartësi historike e kombëtare?

Këta po i nëpërkëmbin të drejtat themelore të shqiptarëve gjashtëmilionësh në Ballkan.

Një popull heterogjen me rreth një milion banorë, i quajtur maqedonas, që ende nuk e di as vetë çfarë është!

Nuk guxojmë të heshtim dhe ta hamë turpin me bukë, duke i lënë një milion shqiptarë sikur të ishin jetimë dhe pa vlerë.

Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë kur kolektivisht kërkohet që gjuha shqipe të lejohet dhe të respektohet nga studentët dhe populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është një e drejtë legjitime dhe themelore për qenien kombëtare të shqiptarëve.

Tradhtia do t’u adresohet përjetësisht Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeministrit Edi Rama.

Rroftë populli shqiptar!
Rroftë drejtësia dhe liria e gjuhës!

18 maj 2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Marenglen Kasmi: E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!

Një fenomen i pazakontë gjeopolitik dhe social po zë vend në Tiranë, teksa mijëra mbështetës …