U promovuan veprat e profesorëve Muhamet Qerimi, Dren Brahimaj dhe Ermal Baze

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, ishte në mesin e profesorëve universitar – shkencëtarëve të historisë, në promovimin e veprave të profesorëve Muhamet Qerimi, Dren Brahimaj dhe Ermal Baze. Sot u promovuan veprat e tyre me tituj: Rastavica Vështrim Historik, Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (XI-XV) dhe Historia e mesjetës së mesme evropiane 1000-1300. Nga folësit, recensent të librave që u promovuan sot, u tha se këto botime janë të një rëndësie të veçantë shkencore, për shkencën kosovare, si dhe me interes të madh për publikun e gjerë. Urojmë që botime të tilla në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore të ketë edhe në të ardhmen dhe ne zotohemi se do t’i përkrahim në vazhdimësi të gjitha ato punime-botime, të cilat kanë vlera të mirëfillta shkencore dhe profesionale. Gjithmonë me synim që të prezantojmë dhe pasqyrojmë të kaluarën tonë të lavdishme, me theks të veçantë historinë, kulturën dhe traditën e qytetit të Deçanit.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …