U mbajt takimi i parë informues me mësimdhënësit e disa shkollave të komunës së Deçanit

U mbajt takimi i parë informues me mësimdhënësit e disa shkollave të komunës së Deçanit, ku në bashkëbisedim me grupin punues për hartimin e Planit Zhvillimor të Arsimit Komunal, u prezantua strategjia dhe prioritetet e shkollave që do të implementohen gjatë viteve 2024 – 2027. Ky dokument strategjik është një udhërrëfyes për mënyrën se si duam të edukojmë brezat e rinj dhe për nivelin që duam të arrijmë në të ardhmen e afërt. Është gjithmonë i bazuar në kërkesat e domosdoshme të shkollave dhe kohës, duke u krahasuar me nivelet regjionale dhe evropiane. Kryetari Ramosaj tha se, ndihem i lumtur që një dokument i tillë, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e arsimit në komunën tonë, po ecën drejt finalizimit. Takimet me mësimdhënësit e shkollave tjera do të vazhdojnë në ditët në vijim.

May be an image of 5 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …