Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. Në një postim të tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Sot, prita në takim z. Burim Shala, Kryeshef Ekzekutiv i KRM Ekorregjioni Sh.A. si dhe z. Mentor Durgutin, drejtori i njësisë së kësaj kompanie në Rahovec.

Vlerësova përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre, të cilët po japin një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë.

Diskutuam për rritjen e efikasitetit në menaxhimin e mbeturinave, zgjerimin e shërbimeve, për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, duke përfshirë edhe mundësinë e pagesave online, si dhe adresimin e sfidave të përditshme me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve standarde më të larta dhe një ambient më të pastër.

Me këtë frymë bashkëpunimi, vazhdojmë të ofrojmë shërbime moderne dhe një Rahovec më të pastër e më efikas çdo ditë”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi më 24 dhjetor mban takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në bashkëpunim me zyrën e informimit kanë …