Kryetari Smajl Latifi vizitoi “ABI Progres” në Krushë të Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë ka vizituar Fabrikën për përpunimin e pemëve dhe perimeve ABI Progres në Krushë të Vogël.

“Vizituam “ABI Progres” në Krushë të Vogël, fabrikën që bën përpunimin e pemëve dhe perimeve, e që është dorë e fortë mbështetëse e fermerëve nga Rahoveci, duke pranuar prodhimet e tyre si lëndë të parë për prodhimin e keçapit, ajvarit, turshive e marmelatës së pemëve.

Në emër të fermerëve, ju faleminderit për bashkëpunimin dhe suksese të mëtejshme”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës …