Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar Kompaninë “Auto Bigi”, ku pritën nga pronarët Krenar dhe Alban Hamza.
“Sot, na pritën për një vizitë Krenar dhe Alban Hamza, pronarë të kompanisë “Auto Bigi”, e cila merret me importimin dhe shitjen e veturave nga Evropa, kryesisht nga Zvicra.
Kompania ka nisur këtë veprimtari nga viti 2011 dhe tani ka mbi 80 vetura në pronësi, të cilat shiten edhe përmes lizingut. “Auto Big” gjithashtu merret edhe me dhënien e veturave në shfrytëzim (Rent a Car).
Përveç kësaj, ata janë të angazhuar edhe në tregtinë e veshmbathjeve përmes butikut në Rahovec, duke treguar një përkushtim të palodhshëm në sipërmarrje.
Puna e ndershme nuk ndalet dhe është vlera që na bashkon. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar kushte që sipërmarrësit e zotë të punojnë lirisht dhe të ndihen të mbështetur nga institucionet.
Suksese Krenarit e Albanit dhe të gjithë sipërmarrësve tanë të suksesshëm”, ka shkruar në facebook, kryetari Smajl Latifi.