Kryetari Suma priti në takim informues, Komandantin e Policisë Rajonale në Ferizajt Kolonel Emin Beqiri

Në vazhdën e takimeve të rregullta me institucionet relevante lidhur me menaxhimin e situatës së Pandemisë COVID-19, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani pritën në takim informues, Komandantin e Policisë Rajonale në Ferizajt Kolonel Emin Beqiri, i shoqëruar edhe nga Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema. Kryetari Suma dhe zyrtarët e Lartë të Policisë së Kosovës bashkëbiseduan lidhur me zhvillimet aktuale në Komunën e Hanit të Elezit e me theks të veçantë në zbatimin e masave të reja të kufizimit të lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë së Koronavirusit. Kryetari Suma e njoftoi Kolonel Beqirin se Komuna e Hanit të Elezit përmes Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit si dhe organet tjera përgjegjëse janë duke menaxhuar me situatën aktuale duke qenë në vazhdimësi në koordinim me Institucionet shtetërore. Ndërsa Komandanti i Policisë Rajonale në Ferizaj Kolonel Emin Beqiri i ofroi bashkëpunim të plotë komunës së Hanit të Elezit për të tejkaluar me sa më pak probleme këtë gjendje emergjente shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …